Arsenali ka vendosur të largojë minimalisht 5 lojtarë në merkaton e verës.

Trajneri Arteta kërkon 100 mln euro buxhet nga shitjet. Si fillim do të largohen talentet Myles Lewis-Skelly dhe Ethan Nwaneri.

Të dy përfaqësojnë një mundësi të veçantë ekonomike, pasi janë produkt i akademisë së klubit. Arteta është i gatshëm të shqyrtojë oferta edhe për lojtarë të afirmuar si Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli dhe Ben White.

The post 5 lojtarë në shitje, Arsenali synon 100 mln euro buxhet për merkaton e verës appeared first on Telesport.