Gazetar: Angell Dimovski

Dhjetëra viktima, e qindra të zhdukur. Hong Kongu po kalon momentet më të errëta të historisë së tij moderne. Zjarri që shpërtheu në ndërtesën shumëkatëshe Vang Fuk Kort ka vazhduar të digjet për më shumë se 24 orë. Përdorimi i skelave të bambusë për rinovime dhe punime fasade ka përshpejtuar përhapjen e flakëve dhe ka bërë situatën edhe më kritike.

Zyrtarët konfirmuan se 51 trupa u gjetën në vendngjarje, ndërsa katër persona vdiqën në spital. Në spitale janë hospitalizuar dhjetra të lënduar, nga të cilët 15 janë në gjendje kritike dhe 28 konsiderohen raste të rënda. Banorët e ndërtesës së lartë thonë se zjarri ishte shumë masiv, i cili për një periudhë shumë të shkurtër kohore u përhap shumë shpejt.

“Zjarri ishte shumë masiv. Më vonë u bë më i ashpër dhe pushtoi ndërtesën tonë. Dukej sikur ishte skenë nga një film. Flakët po ngriheshin në qiell. Këtë mëngjes erdha këtu për t’u regjistruar, për të marrë ilaçe farmaceutike dhe për t’u marrë me disa gjëra të tjera”, deklaroi Ce Kam-fai, banor 70-vjeçar i Vang Fuk Kort.

Kyretari i Hong Kongut Xhon Li, paralajmëroi një hetim të plotë mbi incidentin.

“Aspekti i katërt është një hetim i plotë i incidentit për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Forcat policore dhe Departamenti i Zjarrfikësve krijuan një grup të posaçëm pune për të kryer një hetim gjithëpërfshirës. Ky rast patjetër do të dorëzohet në gjykatë për ekspertizë”, tha Deklaratë Xhon Li – Kryetar i Hong Kongut.

Në lidhje me fatkeqësinë janë arrestuar tre drejtues të kompanisë së ndërtimit që operonte me kompleksin. Ata dyshohen për vrasje nga pakujdesia dhe “neglizhencë të rëndë”. Kjo është katastrofa më e rëndë e objekteve të banimit në qytet, që nga viti 1962, kur një zjarr në një ndërtesë banimi mori 44 jetë njerëzish. Kompleksi i Vang Fuk Kort përbëhet nga tetë ndërtesa 31 kate të larta. Përmban 1,984 apartamente, që strehojnë mbi 4,600 persona. /Alsat.mk

The post 55 viktima nga zjarri në Hong Kong, afër 300 të zhdukur appeared first on Alsat.