COWORK 21 ishte nikoqir i “Founder Games 2”, ku rreth 60 korporata ishin në bisedime të vazhdueshme dhe shkëmbime idesh me strat-up kompani të ndryshme, me qëllim për arritje të marrëveshjeve për realizimin e ideve.
Imagjinoni, 60 korporata, në një dhomë të madhe. E pra, kjo është COWORK 21. Ejani ta shohim. Më lejoni t’ju bëj një turne. Më ndiqni! Kjo është njëra prej hapësirave ku zakonisht xhirojmë. Kemi shumë skena këtu. Në këtë pjesë kemi hapësira ku vijnë për të punuar. Janë shumë të mëdha dhe zënë shumë njerëz. Këta janë disa nga korporatat që janë për momentin këtu. Qëllimi për ta është që të lidhen, bisedojnë, dhe ndoshta të bëjnë ndonjë marrëveshje të mirë.
Pse mendoni se është me rëndësi për start-up të njoftohen me korporatat dhe të bisedojnë më ta? Sepse rrjeti është i sikletshëm. Këto ngjarje ku ke takime të shpejta dhe gjëra të ngjashme. Është e shkurtër dhe e thjesht. 5 minuta, mund të të afrohem. Mund drejtpërdrejt të të pyes, për çfarë ke nevojë. Ti mund të më pyesësh për çfarë kam nevojë dhe pastaj nuk ka heshtje të sikletshme kur duhet të të them tung.
Dmth ka tavolina, dhe në secilën tavolinë ke një strat-up dhe një korporatë. Çdo 5 minuta ata ndërrohen mes vete. Në çdo moment ka ndryshim, në këtë mënyrë mund të kenë biseda të shpejta por efikase.
Këtu është hapësira e kuzhinës, ku çdokush mund të vijë të marrë ushqim, të marrë ndonjë pije ose diçka.
Dhe tani po shkojmë te pjesa ime e preferuar në COWORK 21. Kjo është Jana, dhe kjo është pamja fantastike. Ndjehem shumë i fuqishëm duke qëndruar mbi të gjithë. Jo, po bëj shaka. Sinqerisht, faleminderit shumë COWORK 21 që na lejuat të krijojmë ngjarje kaq të mrekullueshme, por para se gjithash faleminderit që na ndihmuat për të xhiruar sezonin e dytë të “Founder Games”.

