Gjatë ditës së djeshme përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” janë regjistruar 650 kundërvajtje, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21. 590 prej tyre për tejkalim të shpejtë së lejuar.

“Gjatë ditës së djeshme (03.02.2026) u regjistruan gjithsej 650 kundërvajtje përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”. Prej tyre, për kalim në semafor të kuqe janë konstatuar gjithsej 36 kundërvajtje, për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara janë gjithsej 590 kundërvajtje, ndërsa për automjete të paregjistruara 24 kundërvajtje. Në këtë rast, janë shqiptuar gjithsej 61 ndalime për drejtim të automjetit. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojmë të gjithë për siguri rrugore në mbarë vendin”, thonë nga MPB.