Ministria e Financave nga Buxheti ka realizuar pagesën e një kësti të ri në vlerë prej 424,9 milionë denarësh, ose 6,9 milionë euro, drejt Bankës për Zhvillim për mbështetje të kompanive vendore. Me disbursimin e këtij kësti, mbështetja totale e shtetit për ekonominë vendore arrin në 13,8 miliardë denarë, ose 224,3 milionë euro, nga gjithsej 250 milionë euro të planifikuara për mbështetje të kompanive vendore, përcjell TV21.
Qeveria i ka siguruar këto mjete përmes një linje kreditore nga Banka Eksport-Import e Hungarisë, me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendore. Buxheti i përgjithshëm për mbështetje të kompanive vendore, i paraparë në Buxhet, është 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet në rreth 300 milionë euro.
