Gjendja shëndetësore e pacientëve që kanë pësuar lëndime nga zjarri në Koçan dhe janë dërguar me urgjencë në spitalet e Serbisë dhe Bullgarisë është stabile, konfirmojnë infermierët e spitaleve të cilët erdhën sot në konferencën e infermierëve nga Evropa Juglindore me ftesë të shoqatës “PËR NE” , përcjell TV21. Në Serbi fillimisht u dërguan 17 pacientë nga mosha 18 deri në 26 vjeç, shumica prej tyre kanë pasur djegie të rënda në trup. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se për momentin 69 pacientë janë në mjekim jashtë vendit dhe se nuk ka ndryshuar gjendja e tyre, në krahasim me ditët e mëparshme. E pandryshueshme është edhe gjendja e pacientëve në gjendje kritike.
“Qendra Klinike “Njish” në fillim i ka pranaur 3 pacientë, sot në kujdes intensivështë një pacientë që shpresojmë se do të jetëmire, 2 pacientë tjerë janë transferuar në qendrën klinike sepse janë në gjendje të mirë”, tha Gordana Dragoshi, infermiere nga Serbia.
“Shumë mirë, po absolutisht shumë mirë janë, kemi pasur edhe një delegacion nga ana juaj në spitalet tona”, pohoi Ana Todorova, infermiere nga Sofja.
