930 nxënës janë regjistruar në klasën e parë në 12 shkollat e Tetovës. Kryetari i komunës, Bilall Kasami, vizitoi sot Gjimnazin “7 Marsi”, ku u inaugurua edhe një sallë sportive.
Ndërkohë, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë, në klasën e parë janë regjistruar vetëm 34 nxënës, thotë drejtori i shkollës:
Numri i nxënësve në shkollat e Tetovës nuk ka rënie, por në fshatrat e malësisë gjendja është krejt ndryshe. Për shkak të shpërnguljeve në shkollën e Bozofcës këtë vit nuk ka asnjë nxënës në klasën e parë, ndërsa shkolla në Veshall është mbyllur.
“930 nxënës këtë vit në qytetin e Tetovës kanë filluar klasën e parë. Fatkeqësisht, shkolla e Bozofcës mbetet e mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve”, raporton Senat Zylbehari, gazetar i TV21
Në këtë fshat, nga gjithsej 160 shtëpi, vetëm 19 janë ende të banuara. Shumica e banorëve janë shpërngulur drejt qytetit ose në mërgim.
Nga komuna thonë se nxënësit janë pajisur me libra, por edhe këtë vit mungesa e librave në shkollat profesionale mbetet problem.