Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së djeshme tha se Gjykata Kushtetuese do të shfuqizojë vendimin e qeverisë për rritje lineare të pensioneve, përcjell TV21. I pyetur për reagimin e Kushtetuese, të cilët thanë se ende nuk kanë marrë vendim mbi këtë çështje, Mickoski sot tha se do të dëshironte që mos të kishte të drejtë.

“Dje gjatë pyetjeve të deputetëve isha shumë preciz dhe thash që kam informacionqë ka nisur procedura dhe se gjykatësi njoftues, ka nënshkruar raportin përfundimtar, me çka hiqet rritja lineare e pensioneve për pensionistët nga muaji i ardhshëm. A do të ndodhë kjo, do të shohim së shpejti. A kam qenë në të drejtë, nëse informacioni ka qenë i vërtetë apo jo, shumë shpejtë do të marrim përgjigje. Unë do të doja të mos kisha të drejtë, ja kam dëshirë që mos të jem në të drejtë, por çka nëse jam në të drejtë? Atëherë kush bën kaos dhe kush me vetëdije godet standardin e pensionistëve? Qeveria me ato masa deshi të përmirësojë standardin e më shumë se 330 mijë-350 mijë pensionistëve, dikush tjetër ka qëllime të tjera. Ndërsa LSDM-në, nuk do ta komentoja”, tha mes tjerash Mickoski.