Venko Filipçe tregon mirëkuptim për politikat e BDI-së – është përgjigja e kryeministrit Mickoski në deklaratën e djeshme të të parit të socialdemokratëve se është i hapur për negociata për koalicion për zgjedhjet lokale edhe me VMRO-DPMNE-në. Mickoski thotë se pret mbështetje për kandidatët nga partnerët qeveritar të koalicionit.

“Ai ndoshta është një ndër politikanët e rrallë që në skenë të hapur tregon mirëkuptim për politikat e BDI-së. Ashtu më tha se ai ka treguar mirëkuptim për argumentet e BDI-së, diçka që ne tashmë vazhdimisht flasim se koalicioni Levica, LSDM dhe BDI funksionon në mënyrë të përkryer. Përndryshe pres mbështetje shoqërore për kandidatët e koalicionit qeveritar”, u shpreh kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Filipçe dje në intervistë për Kanal 5 pyetjes nëse ka mundësi të bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE në disa komuna për zgjedhjet lokale, tha se deri më tani nuk ka pasur takime por se është i hapur për të gjitha kombinimet për koalicion në interes të qytetarëve.

“Nuk kishim bisedime as takime në atë nivel, edhe pse ka thirrje të caktuara nga kryeministri, nga partnerët e tij të koalicionit dhe ka përgjigje edhe nga ana jonë. Deri më tani nuk kemi pasur komunikim për bashkëpunim në nivel lokal. Unë jam absolutisht i hapur për të gjitha kombinimet për koalicion që do të sjellin përfitim për qytetarët”, deklaroi Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE paralajmëruan se ata do të kenë mbështetje të ndërsjellë me partnerin e tyre VLEN në disa komuna. Nga LSDM ende nuk tregojnë se si do të dalin në zgjedhje, por nga deklaratat e fundit është e qartë se nuk do të hyjnë në koalicion me BDI. Nga partia e Ahmetit po ashtu ende nuk kanë zbuluar përfundimisht nëse do të dalin vetë ose si koalicion Fronti Europian.