Ambasadori europian Mihalis Rokas nuk deshi të japë koment nëse mendon se raporti i raportuesit të Parlamentit Europian për Maqedoninë, Tomas Vajc, do të miratohet në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, votimi i të cilit u caktua për më 24 qershor. Rokas theksoi se Parlamenti Europian është institucion i pavarur që funksionon sipas rregullave të veta.
“Parlamenti Europian është institucion i pavarur i BE-së, i cili ka rregulloren, rregullat dhe procedurat e veta, çdo debat i organizuar nga PE i nënshtrohet atyre rregullave të rregullores. Nuk mund të jap asnjë koment, e as ndonjë parashikim”, tha Mihalis Rokas, ambasador i BE-së në Maqedoni./TV21
