Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse do t’i sigurojë 61 votat për ta bërë Qeverinë të dielën e 26 tetorit.

Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj çështjeje pas pjesëmarrjes në një aktivitet në Prishtinë.

Kurti, njëkohësisht nuk ka treguar se a është në kontakt me dikë nga partitë e tjera për t’i siguruar votat që i nevojiten për ta bërë funksional ekzekutivin.

Seanca e Kuvendit për qeverinë e re është caktuar për nesër me fillim nga ora 10:00.