Polemika në Betis–Real Madrid 1-0 shpërtheu në minutën e 94-t pas penalltisë së humbur nga Mbappé dhe dyshimeve se Bartra kishte hyrë në zonë. Në VAR Iglesias Villanueva dhe arbitri Hernández Hernández vendosën të mos e përsërisnin. Sipas CTA dhe IFAB, ata vepruan saktë.

“Encroachment” (hyrje e parakohshme në zonën e penalltisë) ndodh kur, para penalltisë, një lojtar tjetër, përveç ekzekutuesit ose portierit, hyn në zonë, gjysmërreth ose pozicionohet përpara topit. Por vetëm hyrja e parakohshme nuk është domosdoshmërisht shkelje. Ndëshkohet vetëm nëse lojtari ndikon drejtpërdrejt në goditje ose përfshihet më pas në aksion.

vlcsnap-2026-09-04-23h45m31s318 (1)

Për të përcaktuar shkeljen, merren parasysh këmbët ose pjesët e trupit në kontakt me tokën në momentin e goditjes. Ka shkelje nëse njëra ose të dyja këmbët janë brenda zonës ose mbi vijën kufizuese: “Nuk merren parasysh pjesët e trupit që janë në ajër dhe as projeksioni i tyre vertikal mbi fushë”.

IFAB sqaron: “Në ajër zbatohet vetëm kur i gjithë trupi është i shkëputur nga toka”. Në Betis–Real Madrid, Bartra kishte njërën këmbë në kontakt me token, kur Mbappe goditi topin nga pika e bardhë.

The post A duhej përsëritur penalltia e Mbappe? Ja çfarë thotë rregullorja për kësi rastesh appeared first on Telesport.