Janë ditë të tensionuara te Real Madridi, pas humbjes së bujshme në shtëpi ndaj Celta dhe rezultateve të fundit nën pritshmëri. Xabi Alonso ka përfunduar në qendër të kritikave, ndeshja e së mërkurës mbrëma kundër Manchester Cityt të Guardiolës vlen jo vetëm tri pikë, por edhe stolin e tij.
“Kjo është një skuadër, jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Kur je trajner i Real Madridit, duhet të jesh gati t’i përballosh këto situata me qetësi dhe përgjegjësi, – shpjegoi trajneri i ‘Los Blancos’ në konferencë për shtyp. – Celta është pas nesh, sot ekziston vetëm City. Në futboll gjërat mund të ndryshojnë shpejt”.
Alonso minimizoi zërat për shkarkim të tij: “Fokusimi im është në fushë, te Manchester City. Jam i përqendruar vetëm te kjo. Jemi mentalisht të përgatitur për gjithçka që na pret. Skuadra është e bashkuar dhe e bindur se mund të fitojë. Për t’ia arritur duhet të luajmë një ndeshje të mirë, me ritëm të lartë dhe intensitet”. I pyetur nëse skuadra është me të, përgjigjja e tij ishte e prerë: “Po”.
The post A e mbështet skuadra? Përgjigjja e Alonso është e prerë: Jemi të gjithë në të njëjtën barkë appeared first on Telesport.
