Në prag të përballjes ndaj Interit në mesjavë në Champions League, Kylian Mbappe foli për shumë çështje dhe iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve në konferencën për shtyp.

I përballur me kritika për aspektin e tij mbrojtës dhe i pyetur nëse ai dhe Vinicius Junior kishin nevojë të bënin më shumë presion duke pasur parasysh se lojtarë si Ousmane Dembele dhe Raphinha e bëjnë këtë gjë më shumë se ata të dy, Mbappe u kundërpërgjigj me dy mënyra.

Së pari, duke përdorur sarkazmën. “Nëse dotë donit një përgjigje budallaqe, do t’ju thoja se shënoj më shumë gola sesa lojtarët që përmendët, dhe për këtë arsye ata duhet të shënojnë më shumë për të qenë si unë. Çdo lojtar ka karakteristikat e tij të ndryshme”, tha Mbappe.

Pastaj erdhi përgjigjja e sinqertë. “Por unë jam inteligjent, kështu që do t’ju them se duhet të përmirësohem. Megjithatë, nuk më pëlqejnë krahasimet, sepse bëj shumë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë. Nuk më pëlqejnë krahasimet, pasi është një debat i pafund”, shtoi Mbappe.

The post A janë më të mirë Raphinha dhe Dembele se ai? Mbappe nuk fshihet më: Unë jam inteligjent, ndërsa ata dy… appeared first on Telesport.