I pyetur nëse liderët e tjerë të VLEN, respektivisht nëse Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi, kanë kërkuar nga ai largimin e Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, kryeministri Hristijan Mickoski tha se do të përmbahet nga çfarëdolloj komentimi për këtë çështje, shkruan TV21. Mickoski siguroi se shumica qeverisëse është stabile.

Në lidhje me: Në VLEN po analizohet që sa më shpejtë ta largojnë Taravarin nga koalicioni, pastaj t’i propozojnë Mickoskit që ta largojë edhe nga qeveria?

“Unë do të përmbahesha nga çfarëdolloj komentimi. Vetëm do të thosha se qeveria funksiono e bashkuar, si e vetme, kjo qeveri do të thosha jozyrtarisht se ka shumicë prej 2/3 në Kuvendin e Maqedonisë. Realisht 78 deputetë e mbështesin”, tha Mickoski./tv21.tv