Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ku Egli Tako u rendit e katërta, finalistja ka tërhequr vëmendjen sërish – këtë herë me një set fotografish të rafinuara të publikuara në Instagram.

E veshur me një fustan elegant rozë pastel, me prerje moderne dhe detaje në formë trëndafili në bel, Egli ka treguar se stili i saj vijon të mbetet po aq i komentuar sa edhe rrugëtimi i saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Egli fotografitë e shpërndara në ‘Instagram’ i ka shoqëruara me këngën e Unikkatilit ”Kanuni i Dukagjini”, duke hedhur dyshime për kunja ndj ish të dashurit të saj, Gjestit.