Elijona, finalistja e cila spikati gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 4, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut edhe pas përfundimit të spektaklit.
Çdo lëvizje e saj në rrjetet sociale merr vëmendje të madhe, mirëpo bashkë me mbështetësit nuk mungojnë as komentet provokuese nga ndjekësit.
Në një nga postimet e saj të fundit në Instagram, vëmendjen e mori një shkëmbim me një komentues i cili e pyeti me ironi: “Xume a spo blen mo like a“.
Elijona zgjodhi të mos e kalonte me heshtje këtë ngacmim, por iu përgjigj me të njëjtën monedhë dhe me mjaft doza humori.
“Jo bre mu kan hargju paret e finales spo kom mo, a po mi blen ti?..”, ia kthye ajo, duke e mbyllur me sportivitet dhe ironi të plotë komentin.
Përgjigjja e saj me shaka rreth “parave të finales” shkaktoi menjëherë reagime të shumta te ndjekësit, të cilët ia mbështetën mënyrën se si zgjodhi t’i përballet komenteve skeptike.

The post ‘A s’po blen ma like a’, Elijona i kthehet ndjekësit appeared first on Veriu.info.
