Hansi Flick lavdëroi Lamine Yamal dhe konfirmoi se ai po rikuperohet mirë nga pubalgjia, në prag të ndeshjes kundër Elche, që e cilësoi si rival të fortë. Duke iu përgjigjur pyetjeve për zhurmën mediatike rreth talentit 18-vjeçar, trajneri gjerman ironizoi: “A është folur për Lamine Yamal vetëm këtë javë apo çdo javë? Mendoj se çdo javë”.
Flick shtoi: “Është mirë, po rikuperohet dhe po punon shumë. Kam folur me të dhe po zhvillohet mirë. Unë gjithmonë do ta mbroj dhe ndihmoj. Është lojtar fantastik, shumë i ri dhe djalë i shkëlqyer”.
Për rolin si mesfushor-ofensiv, Flick shpjegoi se ishte diçka e përkohshme: “Për t’u kthyer në formën më të mirë duhet të luajë në pozicionin që njeh më mirë. Mund të përshtatet edhe në role të tjera, sepse është lojtar i jashtëzakonshëm dhe kur ka topin krijon gjëra të mëdha për ne”.
Sa i përket polemikës për deklaratën e Yamal (“Reali vjedh”), Flick e mbylli shkurt: “Për mua, Reali është tashmë e shkuara. Nuk dua të flas për të”.
The post A vjedh Real Madridi, sikurse tha Yamal? Përgjigja e Hansi Flick do t’ju befasojë… appeared first on Telesport.

