Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov fitoi medaljen e bronztë në peshën 61kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes për të rritur, turne që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.
Në sfidën për medaljen e bronztë, ai mundi 11-0 rivalin moldav Leomid Colesnic, në një përballje që nuk pati histori dhe ku Abakarov ishte ndjeshëm më superior. Kështu, ai var në qafë medaljen e bronztë.
Më herët në këtë turne, ai pat fituar 10-0 ndaj zviceranit Nils Leutert dhe më pas fitoi 11-2 ndaj Nuradin Novrozov të Azerbajxhanit. Ndërsa në gjysmëfinale ai u mund 5-2 nga armeni Arsen Harutyunyan.
Kjo nuk është hera e parë që Abakarov nderon ngjyrat kuqezi, pasi ai është shpallur edhe kampion bote. Një mundës i jashtëzakonshëm, që po tregon një formë dhe përgatitje të shkëlqyer.
The post Abakarov i dhuron Shqipërisë medaljen e bronztë në Europianin e mundjes appeared first on Telesport.