Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e akuzoi qeverinë në detyrë se ka bllokuar buxhetin e Prishtinës.
“Prishtinën e bllokuan.Dhe Prishtina foli e para, foli qartë. LDK-në e riktheu si parti të parë; bllokuesit i la larg.Mesazhin e Prishtinës nuk e paskan marrë qartë. Do ta marrin me 28 dhjetor sërish. Sepse Prishtina as nuk lakmohet e as nuk përdoret për beteja primitive të Don Kishotit me Sanço Pançot e tij.”, shkroi Adixhiku në Facebook.
Më tej ai u zotua se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit Vetëvendosje do ta marrë përgjigjen.
“Mund të bllokoni. Mund dhe të pengoni; sepse vetëm kaq dini, vetëm kaq mundeni. Por propaganda nuk e mund të vërtetën dot. Për 12 muaj të tërë, sikurse nën pushtim, e mbajtët Kryeqytetin pa buxhet. Na u dashtë të shpenzojmë energji e kohë që të mirëmbajmë Prishtinën me mund, të plaçkitur nga një sekt popullist që shkatërrimin e vendit e ka mision. Teksa shpërndanin vitra për votë; pa ligj e pa legjitimitet, për Prishtinë, Kryeqytetin e vendit të vet, në llumin e madh të burokracisë vazhduan ta mbajnë për plot një vjet.Koha e tyre po mbaron. Le të bashkohemi të gjithë. Prishtina do të flasë sërish; e para!”, përfundoi ai.
