Ndeshja e parafundit e javës së 30-të në Abissnet Superiore ishte ajo mes Dinamos dhe Elbasanit, e luajtur në “Air Albania”. “Verdheblutë” e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 3-të me të zakonshmin Xhonathan Lajthia, i cili shënoi pas asistit perfekt të Isi Manellari.
Në fund të pjesës së parë, Dinamo barazon shifrat me Dejvi Bregu nga pika e bardhë e peballtisë, e fituar nga vetë vlonjati pas një faulli të Abbas Ibrahim. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Dinamon, që shënoi tre gola të tjerë. Fillimisht Malomo në minutën e 51′, më pas Lorenco Vila 66′ dhe në fund të kohës së rregullt, Dejvi Bregu vulosi dopietën e tioj dhe fitoren 4-1.
Dinamo rikthehet te fitorja pas tri javëve dhe tani mban vendin e pestë me 43 pikë, një pikë më pak se Partizani i vendit të 4-të, vend që të dërgon “Final Four”. Elbasani mebetet në vendin e tretë me 53 pikë.
The post Abissnet Superiore: Dinamo rigjen fitoren, “shkatërron” Elbasanin dhe rikthehet në lojë për “Final Four” appeared first on Telesport.
