Bylis dhe Dinamo janë mjaftuar me nga një pikë, pas barazimit 1-1 në sfidën e luajtur në “Adush Muça”, e vlefshme për javën e 31-të të Abissnet Superiore.

Vendasit e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e 10-të me Aboubacar Camara. Mbrojtësi nigerian shënoi me kokë pas një rivënie të gjatë anësore nga Fabjan Përndreca. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Byis, por ballshiotët e nisin shumë keq pjesën e dytë, pasi mbeten me 10 lojtarë. Përndreca merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës.

Në mintuën e 68-të ishte radha e Dinamos për të mbetur me 10 lojtarë, pasi dy kartoënve të shpejtë të verdhë të marrë nga mesfushori Bakary Goudiaby. Në minutën e 82-të, Dinamo gjen golin e barazimit pas një aksioni të gjatë dhe të finalizuar me sukses nga mbrojtësi Andre Teixeira.

Sfida mbyllet 1-1. Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 44 pikë, aq sa Partizani, i cili luan në mbrëmje ndaj Elbasanit. Bylis mbetet në vendin e nëntë me 31 pikë. Me barazimin e Dinamos sot, Vllaznia siguron zyrtarisht biletën për në “Final Four”, kur mbeten edhe pesë javë nga fundi.

The post Abissnet Superiore: Dy kartonë të kuq dhe dy gola, Bylis dhe Dinamo mjaftohen me nga një pikë appeared first on Telesport.