Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e 30-të në Abissnet Superiore. Në Rrogozhinë, Egnatia është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve rresht, duke mposhtur 3-0 Bylis. Pjesa e parë u mbyll 0-0.
Sfida u zhbllokua në minutën e 69-të, ku i sapofuturi në fushë, kamerunasi Daniel Adjessa gjeti golin pas një topi të harkuar në zonë nga Haime dhe asistit të Kastriot Selmanit. Në minutën e 87-të, ishte sërish Adjessa që gjeti rrjetën, pas asistit të Jefferson. Në minutat shtesë kamerunasi Adjessa kompletoi tregolshin e tij dhe vulosi fitoren 3-0 për vendasit, të cilët mbajnë vendin e dytë në renditje me 54 pikë.
Vllaznia është rikthyer te fitorja pas tre javëve, pasi mposhti 0-2 Partizanin në transfertën e luajtur në “Arenën e Demave”. Njësoj si në Rrogozhinë, edhe këtu mungoi goli në pjesën e parë. Të kuqtë shënuan dy herë në pjesën e dytë, por në të dy rastet goli u anullua për pozicion jashtë loje. Në të dyja rastet ishte Isgandarli që shënoi, por festa e të kuqve shkoi dëm.
Sfida u zhbllokua në minutën e 82-të, ku pas një topi të gjatë nga rivënia anësor e Erdenis Gurishtës dhe asistit të Elmando Gjinit, ishte Kevin Dodaj i futur si zëvendësues në pjesën e dytë që dërgoi topin në rrjetë. Në minutat shtesë, Dodaj kompleton dopietën pas asistit të Sherif Kallakut dhe vulos fitoren 0-2 për shkodranët, të cilët kryesojnë renditjen me 56 pikë.
The post ABISSNET SUPERIORE: Egnatia bën detyrën ndaj Bylis. Vllaznia me fitore të madhe ndaj Partizanit appeared first on Telesport.
