Sfida përmbyllëse e javës së 11-të në Abissnet Superiore mes Egnatias dhe Vorës, është mbyllur 5-1 në favorin e vendasve. Sfida në Rrogozhinë u zhbllokua në minutën e 35-të, ku Altin Kryeziu gjeti rrjetën me një goditje tokazi me të djathtën, pas asistit të Eneo Bitrit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Egnatian. SHIKOGOLIN1

Vora do të barazonte përkohësisht shifrat me Bernardo Karricën në minutën e 69-të, i cili shfrytëzoi në mënyrën e duhur daljen e gabuar të portierit të vendasve, Levan Tandilashvili. SHIKOGOLIN2

Megjithatë, festa e miqve zgjati pak, pasi Egnatia rigjeti avantazhin me Daniel Adjessa në minutën e 74-të. Në minutat e mbetura, kampionët në fuqi shënuan edhe tre herë tjera me Fernando Medeiros, Kasën dhe Albanese. Egnatia fiton 5-1 dhe kryeson e vetme me 27 pikë, 7 pikë më shumë se Teuta e vendit të dytë. SHIKOGOLIN

The post Abissnet Superiore: Egnatia me “manita” ndaj Vorës dhe nis shkëputen në krye (video) appeared first on Telesport.