Egnatia ka marrë fitoren e tretë rresht në Abissnet Superiore, duke mundur në shtëpi 3-1 Vllazninë, në ndeshjen përmbyllëse të javës së shtatë.
Rrogozhinasit kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 9-të. Alessandro Albanese u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Erdenis Gurishtës ndaj Daniel Adjessa brenda në zonë. SHIKOPENALLTINE
Në minutën e 41-të, aksion i shkëlqyer i Vllaznisë. Krosim perfekt i Geralb Smajlit, Daniel Adjessa tregohet i saktë me kokë, duke shënuar golin e dytë. Egnatia e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0. SHIKOGOLIN
Në minutën e 59-të, erdhi kundërpërgjigjja e shkodranëve, të cilët ngushtojnë shifrat me golin e Daniel Perez, të futur si zëvendësues në pjesën e dytë, pas asistit të Bekim Balaj. SHIKOGOLIN
Në minutën e 86-të, një ish i shkodranëve, Ildi Gruda, shënon golin e tretë dhe vulos fitoren e Egnatias 3-1, por nuk feston. Egnatia nuk i ndahet Teutës, duke qëndruar në vendin e dytë në renditje me 18 pikë, një pikë më pak se durrsakët. Vllaznia mbetet në vendin e nëntë, të parafundit, me vetëm 5 pikë.
The post Abissnet Superiore: Egnatia nuk fal ndaj Vllaznisë në shtëpi dhe nuk i ndahet Teutës (video) appeared first on Telesport.
