Ka nisur sot java e 12-të e Abissnet Superiore. Vora pa stadium, ka rënë dakord që ndeshjen ndaj Teutës ta luante në “Niko Dovana”, aty ku në fund “Djemtë e Detit” fituan 0-1.

Durrësakt gjetën golin në minutën e 68-të, me Erando Kotobelli, i cili shënoi aps një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në minutën e fundit shtesë, Vora barazon shifrat me golin e Luis Felipe, por që u anullua pas ndërhyrjes së VAR për faull brenda zonës.

Pas kësaj fitoreje, Teuta renditet e katërta me 18 pikë, Vora e gjashta me 14 pikë.

Në sfidën tjetër në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 4-1 ndaj Bylis, ku heroi kryesor i takimit ishte padyshim Soumaila Bakayoko me 4 gola të shënuar, dy në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë. Nga minuta e 17-të, bylis luajti me 10 lojtarë, pasi Ousmane Kane u ndëshkua direkt me karton të kuq, për faull ndaj Edison Ndrecës, si lojtar i fundit. Kodji Mouctar shënoi golin e vetëm për ballshiotët në minutën e 67-të.

Nikola Buric vulosi fitoren për Egnatian me golin e tij në minutën e 87-të. Pas kësaj fitoreje, Egantia rendiet në vendin e tretë me 22 pikë, Bylis në vendin e shtatë me 12 pikë.

The post ABISSNET SUPERIORE: Egnatia nuk tregon mëshirë ndaj Bylis, fund dramatik në “Niko Dovana” mes Vorës dhe Teutës appeared first on Telesport.