Pasditen e sotme janë luajtur edhe 3 ndeshjet e fundit të Superiore-s, të vlefshme për javën e 23-të. Fillimisht u luajt sfida mes Laçit dhe Partizanit, e mbyllur në barazim pa gola. Hapin fals të të kuqve e ndjek dhe Dinamo. Ekipi i Ilir Dajës barazoi 1-1 ndaj Skënderbeut.
Në “Niko Dovana” në Durrës, Tirana dhe Elbasani u ndanë në barazim 1-1. Ndryshe nga sot ku kishte vetëm barazime, ditën e djeshme Vllaznia fitoi 3-1 ndaj Teutës në fushën e “Djemve të Detit”, ndërsa Egnatia fitoi në fushën e saj 2-1 ndaj Bylis.

Edhe pas javës së 23-të, kryesimin vazhdon ta mbajë Egnatia me 42 pikë, 2 pikë më pak ka Vllaznia e vendit të dytë. Partizani dhe Dinamo mbyllin vendet që të dërgojnë në “Final Four” me nga 39 pikë.
Beteja për mbijetësë vazhdon të jetë e fortë nga java në javë ku janë 5 ekipe në rrezik si Laçi, Bylis, Teuta, Tirana dhe Skënderbeu.

The post Abissnet Superiore! Hap fals i Partizanit dhe Dinamos! Fitojnë Egnatia dhe Vllaznia appeared first on Telesport.

