Java e 27-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e kësaj të hëne me dy sfidat Dinamo City – Partizani dhe Egnatia – Teuta.
Në përballjen e zhvilluar stadiumin “Air Albania”, Partizani arriti një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Dinamo City-t. Skuadra e drejtuar nga Oltion Kernaja ngjitet kështu në vendin e katërt të renditjes me 42 pikë, duke u shkëputur me tre pikë nga vendi i pestë.
Spektakël dhe emocione prodhoi edhe sfida e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës, ku Egnatia mposhti 4-2 Teutën, në një ndeshje të luftuar dhe me shumë ritëm që solli plot 6 gola.
Ndërkohë, në sfidat e zhvilluara një ditë më parë, Flamurtari ndali ecurinë pozitive të Vllaznisë, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në Vlorë.
Në kryeqytet, Tirana e drejtuar nga Orges Shehi u mposht 0-1 nga Elbasani, ndërsa Bylisi mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur Vorën 1-0. Ja renditja pas 27 javëve:

The post ABISSNET SUPERIORE: Rezultatet e plota të javës së 27-të, ja si ndryshon renditja (foto) appeared first on Telesport.
