Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 8-të në Abissnet Superiore. Në Kurbin, Laçi fitoi 1-0 ndaj Vorës, në një sfidë ku pati dy penallti të humbura. Në minutën e 10-të, Vora fiton penallti pas një faulli brenda në zonë. Godet Bernard Karrica, pret Ortelio Biba. SHIKOPENALLTINEHUMBUR
Në minutën e 25-të, ishte radha e Laçit për të fituar penallti, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Godet Stiven Bibo, pret Romeo Harizaj. Pjesa e parë mbyllet 0-0. SHIKOPENALLTINE EHUMBUR
Sfida u zhbllokua në minutën e 73-të, ku arlind Kurti shtyu në rrjetë topin e ardhur në zonë nga goditja e këndit. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Laçi fiton 1-0 dhe rikthehet te fitorja pas tre humbjesh rresht. SHIKOGOLIN
Partizani vazhdon të jetë në krizë të thellë. Të kuqtë u mposhtën sot në “Arenën e Demave” 0-2 nga Skënderbeu. Sfida u zhbllokua në minutën e 56-të, ku pasi u pengua në zonë dhe fitoi penallti, Enur Totre u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi në avantazh korçarët. SHIKOGOLIN
Në minutat e fundit të kohës së rregullt, ishte Deivid Janqai që vulosi fitoren e korçarëve me një gol tejet të bukur nga distanca. SHIKOGOLIN
The post Abissnet Superiore: Skënderbeu “fundos” Partizanin, Laçi mposht Vorën në sfidën e penalltive të humbura (video) appeared first on Telesport.
