Është mbyllur sot sezoni i rregullt në Abissnet Superiore. Vllaznia e ka mbyllur në vend të parë, pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit, të rënë në Kategorinë e Parë. “Final Four” plotësohet nga Elbasasni, Egnatia dhe Dinamo.

Në “Elbasan Arena”, vendasit u mposhtën 1-3 nga Tirana, falë golave të Patrik Myslovic, Rimal Haxhiut dhe Tabekou. Për vendasit golin e vetëm e shënoi Arsen Kasa. Në “Niko Dovana”, Teuta fiton 3-2 ndaj Egnatias, por përfundon në vendin e tetë, që do të thotë që do të luajë në play-out me një ekip të Katgeorisë së Parë.

Në finalen e mbijetesës, Vora fiton 5-2 ndaj Bylis dhe siguron qëndrimin në elitë për sezonin e ri. Ballshiotët i bashkohen Flamurtarit në Kategorinë e Parë.

Në “Arenën e Demave”, Partizani fitoi 2-1 ndaj Dinamos në derbin e kryeqytetit. Renditja e plotë pas 36 javëve është si më poshtë.

The post Abissnet Superiore: Vllaznia e mbyll në krye. Vora fiton finalen ndaj Bylis. Teuta përfundon në play-out appeared first on Telesport.