Abissnet Superliga po futet në fazën e nxehtë ku sigurisht kampionati është ndarë në dy “sfera”, ajo për titullin kampion me tashmë të njohurin “final four” me 4 ekipet e para në renditje që do të përballen mes tyre dhe sidomos për mbijetesën, duke ditur se dy ekipe bien direkt ndërsa vendi i 8-të do të luajë playout me ekipin që do të fitojë playoff e ngjitjes nga Kategoria e Parë, ku janë në garë disa skuadra duke ditur se Vora dhe Flamurtari janë ekipet favorite për t’u ngjitur në Superligë.

Dhe pikërisht në kuadër të zonës së ftohtë, Tirana ngre kokën dhe mori një fitore të rëndësishme 4-1 në “Niko Dovana” të Durrësit, përballë Laçit, kundërshtar direkt, ndërsa në Ballsh, Bylis mposhti Teutën 1-0, duke e ndezur edhe më shumë luftën për mbijetesë.

Edhe Skënderbeu nuk heq dorë dhe frenoi Elbasanin në fushën e këtyre të fundit me një 0-0 me mish e shpirt, pasi korçarët mbetën edhe me dhjetë dhe verdheblutë humbën penallti me Mustën dhe patën shumë raste që nuk shfrytëzuan dot.

Në këtë mesjavë kampionati, Partizani konfirmoi krizën që e ka kaplluar dhe po i bën të rrezikojë vendin e katërt në renditje, pasi Elbasani sështë edhe aq larg. Të kuqtë morën një hidhërim në Loro Boriçi ndaj Vllaznisë, që fitoi 2-0, ndërsa Dinamo u trondit nga një super Egnatia. Ekipi rogozhinas mban kreun e renditjes.

The post ABISSNET SUPERLIGA | Çfarë gare e ndezur edhe te mbijetesa, Tirana ngre kokën! Egnatia arratiset, Elbasani nuk përfiton dot (RENDITJA) appeared first on Telesport.