Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për regjistrim për të drejtën e shujtës studentore të subvencionuar për vitin akademik 2025/2026 zgjat nga sot deri më 5 mars 2026.

Të drejtën për shujtë të subvencionuar mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasuniversitare dhe studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend.

“Studentët që plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar deri më tani mund të dorëzojnë një aplikim elektronik përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk,” thuhet në kumtesën e MASH-it, ku renditen edhe kushtet për ushtrimin e të drejtës për shujtë të subvencionuar për studentët dhe kontaktet për mbështetje gjatë aplikimit.

Studentët, të cilëve u është ndërprerë e drejta për shujtë të subvencionuar dhe që besojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë sërish. Ky afat është i hapur edhe për studentët që nuk kanë aplikuar në afatet e mëparshme aktive.