Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi vlerëson se shumica parlamentare është stabile dhe se Qeveria edhe më tej do të punojë me kapacitet të plotë.

“Shumica është stabile. Nuk ka dilemë se kemi shumicë, por bëhet fjalë për kalim të një partie politike në opozitë. E shihni se ka deputetë që mbesin pjesë e VLEN-it. Mendoj se Qeveria dhe shumica në Parlament do të punojë me kapacitet të plotë”, tha Gashi.