Ka nisur tashmë Kuvendi zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet presidenti për mandatin 2026–2030.
Kandidat i vetëm është kryetari aktual, Agim Ademi, i cili synon mandatin e tij të tretë në krye të federatës, që e udhëheq që nga viti 2018 pas ndarjes nga jeta të legjendës Fadil Vokrri. Përveç zgjedhjes së presidentit, në rend dite është edhe votimi i anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025, i cili pritet të arrijë rreth 25 milionë euro.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi në kuvendin zgjedhor, ka thënë se në futboll është krijuar një standard në futboll, dhe se është marrë obligim që të cohet deri në piedestalin më të lartë.
“Jam shumë i lumtur dhe ju falënderoj shumë që çdo herë jeni të gatshëm për futbollin dhe kemi krijuar një standard të përbashkët që futbollin e kemi marrë obligim ta nisim dhe ta çojmë përpara deri në piedestalin më të lartë sepse këtë e meritojmë. Pra, jeni ju ata të cilët e bëni këtë, normalisht me shërbyesin tuaj, Federatën e Futbollit të cilës i prij unë me miratimin tuaj. Faleminderit që keni ardh, ju ujroj një kuvend të suksesshëm, të rregullt, ju dëshirojë gjithë të mirat, tha Ademi në fjanë e tij.
Në Kuvend marrin pjesë përfaqësues të UEFA-s, FIFA-s dhe institucione vendore, ndërsa procesi zgjedhor është konfirmuar si legjitim nga organizatat ndërkombëtare.
The post Agim Ademi: Ta çojmë futbollin përpara, deri në piedestalin më të lartë appeared first on Alsat.
