I dënuari në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami, i cili nuk ndalon së kërkuari rigjykim të rastit gjyqësor, edhe sot ka bërë thirrje për një gjë të tillë.
Nga burgu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Islami ka përshëndetur faktin që kryeministri kritikon gjykatësen Dobrilla Kacarskën, e cila ka gjykuar edhe rastin “Alfa”. Islami bërë thirrje sërish për rishqyrtim të këtij rasti gjyqësor
“Pasi asnjě Gazetar,Advokat,Politikan,Analist shqiptar nuk reagoj u desht vetě me reagu, 17 vjet më parë 2008, u dënova ně njě rast tě montuar politikisht me burgim të përjetshëm për një krim që nuk e kam kryer.
Gjyqtarja që më dënoi padrejtěsisht është Dobrilla Kacarska,asi kohe e lavdëruar nga Politikanët,tani e kritikuar nga Politikanet dhe kryeministri.
Po flas tani,duke shpresuar të tërheq vëmendjen ndaj çështjes sime dhe padrejtësive që kam hasur me vite po nga e njeta Gjyqtare.Jam mirënjohës që shoh Kryeministrin duke kritikuar të njëjtěn Gjyqtare, por i merzitur nga politikanět taně qě nuk bějn asnjě reagim edhe per rastin timě.
I kërkoj Qeverisë të rishikojë çështjen time dhe të punojë drejt drejtësisë.Kam pritur për 17 vjet dhe po mbështetem në ndihmën e tyre, sikur po angazhoheni pěr rastet tjera te angazhohen edhe per rastin timě.
Liri pěr Rastin Alfa
2008/2025…
17 vjet padrejtěsi..”, shkruan Islami./TV21
