Gazetar: Angell Dimovski

Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë propozon një sërë masash për të zbutur krizën globale me naftën pas shpërthimit të luftës në Iran. Ndër masat e propozuara janë: kufizimi i kërkesës për karburant, ulja e kufirit të shpejtësisë në autostrada për 10 kilometra në orë, nxitja e përdorimit të transportit publik, sistemi tek-çift për automjete private si dhe puna nga shtëpia aty ku është e mundur. Edhepse Ministria për Energjetikë po shqyrton këto rekomandime, nga atje thonë se jo të gjitha mund të zbatohen

“Puna nga shtëpia ligjërisht nuk është e mundur për të punësuarit në administratën shtetërore. Nxitja për përdorimin e transportit publik është një nga mënyrat për kursim, por nga ana tjetër, problem është se nuk ka transport publik kudo në shtet”, deklarun nga Ministria e Energjetikës. 

  • Puna nga shtëpia për administratën shtetërore, nuk është e mundur
  • Transporti publik është një nga mënyrat për kursim, por nuk ka kudo në shtet

Një pjesë e qytetarëve thonë se është e nevojshme të fillohet me kursimin e karburanteve, ndërsa një pjesë mendojnë se nuk ka nevojë.

“Kur nuk ka para, në çdo rast duhet të kursehet gjithçka, e sidomos me karburantin, të ecim pak në këmbë, ja tani unë po ec në këmbë. A ju kujtohet juve si më të moshuar sistemi tek-çift? Pra të kursehej, 50% e automjeteve pushonin një ditë, ndërsa ditën tjetër vozisnin të tjerët kështu“, tha një qytetar.

“A kurseni? Aspak nuk kursej, absolutisht fare”, u shpreh një qytetar.

“A kurseni? Jo, nuk ka para”, thotë qytatari.

Rekomandimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë vijnë pasi është rritur ndjeshëm çmimi i naftës dhe energjentëve të tjerë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme./Alsat.mk.

The post Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë propozoi masa për kursimin e karburantit appeared first on Alsat.