Ibrahima Konaté duhet të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar francez, kontrata e të cilit me Liverpool skadon më 30 qershor 2026, foli për të ardhmen e tij në një konferencë për shtyp gjatë kohës që ishte me kombëtaren e Francës.
Konate tha se agjentët e tij po vazhdojnë diskutimet me “reds” në lidhje me një marrëveshje të re. “Kam parë dhe lexuar shumë. Me sa duket, Liverpool më ka bërë një ofertë të re, nuk e di nga ka ardhur ky informacion… Agjentët e mi po vazhdojnë të negociojnë me klubin,” specifikoi Konaté.
Mbrojtësi tha se ende nuk ka asnjë marrëveshje, ndërkohë që verën e ardhshme mund të largohet me koston zero nga “Anfield”. “Shpresoj të jem në gjendje të marr një vendim shumë shpejt në mënyrë që ta njoftoj atë
Pa një kontratë të re me Liverpool, Konate do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar nga janari e tutje. Gjatë asaj periudhe, pa rinovim, ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip tjetër. Sidomos me klubin e Florentino Perez, i cili do të monitorojë çdo zhvillim në lidhje me kontratën e tij.
The post “Agjentët e mi po negociojnë me Liverpool për rinovimin e kontratës, por s’ka asnjë marrëveshje” appeared first on Telesport.
