E ardhmja e Francesco Pio Espositos mbetet e lidhur fort me Interin, siç konfirmohet edhe nga rinovimi i kontratës deri në vitin 2032. Agjenti i tij, Mario Giuffredi, zbuloi prapaskenat e refuzimit të ofertave të shumta për të qëndruar në Milano.
Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, agjenti i sulmuesit të lindur në vitin 2005 tregoi presionin e ushtruar nga presidenti Aurelio De Laurentiis për ta transferuar te Napoli, por pa mundur të ndryshojë vullnetin e palëkundur të lojtarit: “De Laurentiis ishte i pari në Itali, i pari fare, që ma kërkoi. Pio luante te Spezia, ishte i pari fare që ma kërkoi dhe i pari që donte të bënte gjithçka për ta marrë”.
Vlerësimi i madh i shprehur nga presidenti napolitan nuk e lëkundi bindjen e sulmuesit të ri, i lidhur fort me ambientin zikaltër. Giuffredi e theksoi qartë: “Pastaj djali ka bërë gjithmonë një zgjedhje të vendosur dhe të qartë, për të Interi është shtëpia e tij, Interi është familja e tij e dytë dhe për këtë arsye nuk e ka marrë kurrë në konsideratë asnjë rrugë tjetër”.
The post Agjenti i Pio Espositos zbulon sekretet: De Laurentiis bëri gjithçka për ta marrë te Napoli appeared first on Telesport.
