Pavarësisht super formës që ka treguar dhe statistikave në anën e tij, Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich.

Në kontratën që nënshkroi kur u largua nga Tottenham te Bayern, ka një pikë në të cilën thuhet se sulmuesi mund të largohet pas sezonit të tretë për kluazolën 65 milionë euro.

Mediat angleze raportojnë se Harry Kane do të rikthehet në Angli dhe më shumë mundësi tek ish-ekipi i tij, te Tottenham. Trajneri aktual i Spurs, Thomas Frank, nuk hezitoi të shprehte qëndrimin e tij mbi këtë mundësi që po përflitet shumë në ditët e fundit.

Në një prononcim për mediat vendase, trajneri danez komentoi se “Kane do të jetë gjithmonë i mirëpritur” dhe shtoi se, megjithëse nuk beson se sulmuesi do të largohet nga Gjermania, “nëse vendos të kthehet, do të jetë më shumë se i mirëpritur”.

The post “Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur”, në Angli bëhen gati për rikthimin e bujshëm të Harry Kane appeared first on Telesport.