Fabio Capello ka dhënë vlerësimet maksimale për yllin e Juventusit, Kenan Yildiz, madje duke e krahasuar atë me Lamine Yamal. Capello e bëri këtë vlerësim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bulgarelli Numri 8”, e cila u mbajt në Palazzo d’Accursio, në Bologna.
Capello, i cili kryesoi jurinë e çmimit, ia dorëzoi atë yllit të Juventusit, turkut Kenan Yildiz. Ai e nisi fjalën e tij duke vlerësuar kreativitetin e sulmuesit, përpara se të jepte një vlerësim të jashtëzakonshëm.
“Yildiz bën gjëra që askush nuk do t’i imagjinonte kurrë. Juventusit, futbollit dhe tifozëve u mungon shumë ai. Kenan është Lamine Yamal i Italisë”, tha Capello.
Ky çmim organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve dhe nderon figurat më të spikatura që kanë shkëlqyer gjatë sezonit të fundit futbollistik. Ai mban emrin e legjendës së Bologna dhe të kombëtares italiane, Giacomo Bulgarelli (1940-2009), një prej mesfushorëve më të mirë në historinë e klubit. Ai mbajti veshur fanellën me numrin 8 gjatë pothuajse gjithë karrierës së tij dhe ishte ndër themeluesit e Shoqatës Italiane të Futbollistëve.
The post “Ai është si Lamine Yamal”, Capello ngre në qiell yllin e Serie A appeared first on Telesport.
