Në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS, Fenomeni Ronaldo, përgëzoi Spanjën për paraqitjen e bërë në Botëror dhe u shpreh me bindje të plotë se e meritonte plotësisht titullin e saj botëror.

Kur u pyet për garën për “Topin e Artë”, Ronaldo, nuk ka asnjë dyshim se fituesi duhet të jetë Rodri, MVP-ja i Botërorit.

“Rodri është padyshim favoriti për të fituar Topin e Artë. Ai ishte lojtari më i mirë i Spanjës gjatë Kupës së Botës, gjë që i jep atij një avantazh të konsiderueshëm. Ai ka gjithçka që duhet për ta ngritur përsëri trofeun”, tha legjenda braziliane Ronaldo.

The post “Ai ka gjithçka që duhet për të fituar”, Fenomeni Ronaldo tregon favoritin për “Topin e Artë” appeared first on Telesport.