Prej kohësh, Barcelona po kërkon një qendërmbrojtës dhe një nga emrat që ka qenë në listën e katalanasve është edhe ai i Jonathan Tah, 30-vjeçarit të Bayern Munich. Sport zbulon se në fund të muajit tetor ka pasur një takim mes Pini Zahavi që është agjenti i qendërmbrojtësit gjerman dhe që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Barcelonën dhe drejtorit sportiv të Bayern, Max Eberl, për të diskutuar për një transferim të mundshëm.
Zyrtari i Bayern është treguar i prerë në qëndrimin e tij që nuk ka vend për asnjë bisedim për rastin në fjalë, pasi Jonathan Tah është lojtar i pashitshëm për skuadrën bavareze. Edhe vetë dëshira e lojtarit është të vazhdojë të qëndrojë te Bayern, aty ku është ambientuar më së miri pas transferimit si lojtar i lirë në verën e vitit 2025 nga Bayer Leverkusen.
Afrimi i një mbrojtësi të ri premtues ka rënë në plan të dytë kohët e fundit për Barcelonën. Drejtuesit sportivë preferojnë të gjejnë një lojtar të gatshëm, të aftë për të përballuar presionin dhe ndeshjet e mëdha. Jonathan Tah ishte pikërisht profili i duhur për atë që katalanasit kërkojnë, por tani duhet të shohin për alternativa të tjera, pas refuzimit të prerë të Bayern Munich.
The post “Ai nuk është në shitje”, Bayern i mbyll derën njëherë e mirë Barcelonës appeared first on Telesport.
