Ferran Torres debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me PSG-në, duke shënuar dy gola në barazimin 2-2 në transfertë ndaj Rennes. Në ndeshjen e javës së parë në Ligue 1, PSG u gjend në disavantazh 2-0. Loja e parizienëve ndryshoi me futjen si zëvendësues të Ferran Torres në pjesën e dytë, i cili shënoi dy gola në pak minuta.
Luis Enrique nuk e fshehu kënaqësinë për mënyrën si Ferran Torres debutoi dhe mbi të gjitha përballoi presionin.
“Ai nuk ishte i keq, apo jo? Shënoi dy gola, por jam i lumtur me të gjithë ata që hynë në fushë në një ndeshje shumë të vështirë sepse patëm shumë vështirësi për të kontrolluar Rennes në pjesën e parë.
Ata ishin të mirë në kundërsulm dhe shënuan dy gola të mrekullueshëm. Ishte e komplikuar, por është e rëndësishme për mua të shoh që kaq shumë lojtarë janë gati. Ne nënshkruajmë lojtarë për të nisur një udhëtim të gjatë me ta. Është shumë pozitive ky fillim për Torres dhe ne jemi shumë të lumtur me të”, tha Enrique.
The post “Ai nuk ishte i keq, apo jo?”, Luis Enrique me reagim epik për debutimin e Ferran Torres appeared first on Telesport.
