Në një intervistë për Movistar Plus, Lamin Yamal ka treguar mes të tjerash ndryshimin e madh mes futbollit që ishte në fëmijërinë e tij, atë me të cilin ai u rrit dhe futbollit të sotëm. Sulmuesi nuk i kurseu lavdet për ish-yllin e Real Madridit, Mesut Ozil.

“Jam rritur duke parë futboll në kohën kur shikonim ndeshjen e plotë, nga minuta e parë deri në të 90-ën. Nuk e hapja aplikacionin për të parë sa gola apo asiste kishte regjistruar secili lojtar. Ishte koha kur të gjithë e shijonin futbollin.

Shihje mesfushorë sulmues që mund të mos kishin shënuar 20 gola, por që ishte kënaqësi t’i shikoje, si Mesut Özil, për shembull, të cilin e pëlqeja shumë.

Mendoj se brezi i sotëm e ndjek ndeshjen duke kontrolluar aplikacionin dhe thotë: ‘Lamine ka shënuar dy gola ose ka dhënë dy asiste; ka bërë një ndeshje shumë të mirë’… Dhe ka momente negative në rastin, kur kam ndjerë se kam dhuruar spektakël, edhe pse ndoshta nuk kam shënuar gol.

Por shkoj të fle shumë i lumtur, sepse e di që futbolli nuk ka të bëjë vetëm me atë që shënon golin. Bëhet fjalë për gjithë aksionin, që nga momenti kur topi lë duart e portierit.

Kur kthehem në shtëpi, ndoshta jam i mërzitur, dhe mamaja gjithmonë më pyet nëse jam mërzitur sepse nuk kam shënuar gol. Unë i them se nuk do të kthehesha kurrë në shtëpi i mërzitur vetëm pse nuk kam shënua. Shënimi i golit është thjesht një statistikë.

Mërzitem nëse nuk e prek topin, nëse nuk arrij ta shijoj lojën; kjo është ajo që më nervozon më së shumti”, tha Yamal.

The post “Ajo ishte koha kur të gjithë e shijonin futbollin”, Lamine Yamal nuk e fsheh admirimin për ish-yllin e Real Madridit appeared first on Telesport.