Aleanca Kombëtare për Integrim, mbajti tubim në komunën e Kumanovës. Kandidati i këtij koalicioni, për kryetar të kësaj komune, Selver Ajdini, u zotua se nëse merr besimin e qytetarëve, në asnjë mënyrë nuk do ta lejojë diskriminimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve në këtë komunë.
“Zotohemi këtu para jush, se për asnjë çmim nuk do të lejojmë të diskriminohemi dhe të margjinalizohemi, apo majorizohemi në bazë etnike, apo sociale. Ju e dini që Kumanova është Maqedonia në miniaturë. Kryetari aktual po sillet njëjtë si kryeministri i vendit, edhe ai sikur kryeministri nuk e respektoi legjitimitetin, nuk e respektoi as opozitën me këtë nuk u respektoi edhe shqiptarët”, tha Selver Ajdini, Kandidat i AKI-së për kryetar të Kumanovës. /Alsat.mk
The post AKI, mbajti tubim në komunën e Kumanovës/ Ajdini: Nuk do ta lejojë diskriminimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve në këtë komunë appeared first on Alsat.
