Dje, në SPB Strumicë është raportuar se rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Strumicë–Vendkalimi Kufitar Novo Sellë, në territorin e fshatit Turnovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të pasagjerëve “Seat Leon”, me targa të Strumicës, të drejtuar nga S.B. (29) nga Strumica, dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga A.D. (19) nga fshati Ilovicë.
Si pasojë e aksidentit, nga plagët e marra në vendngjarje ka ndërruar jetë K.J. (19), pasagjere në motoçikletë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Drejtuesi i motoçikletës, A.D., ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Strumicë.
Në vendngjarje kanë kryer ekspertizën prokurori publik dhe ekip nga SPB Strumicë. Gjatë kontrollit, drejtuesi i automjetit “Seat” është testuar për alkool dhe është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 1.75 promilë alkool në gjak, pas së cilës është privuar nga liria.
Gjithashtu, është konstatuar se drejtuesi i motoçikletës e ka drejtuar atë pa regjistrim dhe pa pasur të drejtë drejtimi për automjet motorik.
Gjatë ekspertizës, qarkullimi në rrugën magjistrale Strumicë–VK Novo Sellë, te fshati Turnovë, është ndërprerë në të dyja drejtimet nga ora 00:00 deri në 02:30.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i 19-vjeçares është dërguar për obduksion.
