Një person dyshohet se ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere ka rënë nga lartësia, raporton “Top Channel”.

Betoniera është kthyer përmbys pasi ka rënë nga mbikalimi dhe ka zënë poshtë një mjet tjetër.

Dyshohet se ka humbur jetën shoferin i betonierës dhe ka marrë lëndime shoferi i një veture Audi me të cilin betoniera ishte përplasur para se të binte poshtë.