Aksident i rëndë para Kuvendit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në udhëkryqin para objektit të Kuvendit të Maqedonisë, transmeton TV21.

Dy vetura janë përplasur, ndërkaq ka edhe të lënduar.

Në vendin e aksidentit është parë edhe autoambulanca, e cila mori një të lënduar dhe po e dërgon për marrje të ndihmës së shpejtë në Spital.

TV21 kërkoi informacione më të detajuara nga Policia, por nga atje ende pa përgjigje.