Nga SPB-Tetovë njoftojnë se për shkak të aksidentit në autostradën Gostivar-Tetovë trafiku zhvillohet në një korsi, transmeton TV21. Nga SPB bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 20:05 mes një “Mercedesi” me targa austriake dhe një “BMW” me targa të Tetovës. Siç shtojnë në aksident janë lënduar 8 persona.

“Sot (13.12.2025), në orën 20:05, në rrugën Gostivar-Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës.
Në këtë aksident janë lënduar tetë persona, të cilët me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës.
Për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, trafiku zhvillohet nëpër një korsi lëvizëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.