Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, autostrada Han i Elezit-Ferizaj-Prishtinë, konkretisht pjesën Brezovicë-Ferizaj, përcjell TV21. Sipas pamjeve që ka siguruar TV21 nga vendi i ngjarjes, shihet se autostrada është mbyllur dhe se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra njëra me targa të Ferizajt dhe tjetra me targa të Prishtinës.